MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Alergji nga kremi, ç’duhet të përdor?

03.02.2022 - 12:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Alergji nga kremi, ç’duhet të përdor?

Mjeku: Së pari do t’ju rekomandoja të mos përdorni më kremra me bazë kortizonike, sepse gjendja mund të acarohet dhe të japë probleme të tjera, që kërkojnë trajtim më të gjatë. Ndërsa përsa i përket alergjisë, do t’ju këshilloja të evitoni kontaktin me substancën/at që jua shkakton. Nëse nuk arrini të kuptoni se çfarë ua shkakton alergjinë, atëherë duhet të bëni disa teste në lëkurës për të kuptuar shkaktarin. Vetëm duke gjetur origjinën, do të mund të trajtoni si duhet alergjinë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.