Makina elektrike dhe autonome e Apple është ende në fazat fillestare të dizajnit të saj por gjiganti amerikan po ecën përpara me synimin për ta prezantuar në vitin 2025. Apple Car po zhvillon softuerin e funksionit autonom në bashkëpunim me kompaninë OSAT, me bazë në Korenë e Jugut.
OSAT po zhvillon në emër të Apple një njësi qendrore të menaxhimit të sistemit autonom të drejtimit, të ngjashëm me Tesla Autopilot. Kjo njësi përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale përmes procesorëve të fuqishëm, hard disqeve me kapacitet të lartë dhe ndërveprimit me shumë kamera.
Dizajni jozyrtar i Apple Car nga projektuesi Vanarama, bazuar në dizajnet e patentave të paraqitura nga kompania amerikane për makinën e saj elektrike dhe autonome.
Përveç kësaj, përflitet se Apple është në proces kontaktesh dhe përzgjedhjeje të furnitorëve të pjesëve individuale të makinës së saj. Apple do të përfundojë përzgjedhjen deri në fund të vitit 2022, dhe më pas do të fillojë me projektimin, zhvillimin dhe prodhimin përfundimtar të makinës së saj elektrike.
Reuters raporton se Apple aspiron të vendosë makinën e saj në linjën e prodhimit në vitin 2024, por eksperti i kompanisë amerikane Ming-Chi Kuo vlerëson se Apple nuk do të jetë gati të prezantojë makinën e saj para vitit 2025 dhe nuk do të jetë befasi nëse kjo shtyhet edhe deri në vitin 2028.