MENU
klinika

Zbulon detaje për "Big Brother VIP 2"

Arbana dhe Eduarti presin vajzë? Rrëfehet regjisori

21.02.2022 - 12:15

Bashkëshorti i Arbana Osmanit por njëkohësisht edhe regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj ka folur për eksperiencën e tij në program dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë.

Gjatë një interviste për “Wake Up”, Eduarti u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale.

Ai gjithashtu ka treguar se momenti që e ka prekur më shumë ka qenë dalja e Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.

Kur u pyet se cili nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë i preferuari i tij, ai u shpreh për Elhaid Cufin.

Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.

Përpos kësaj, Eduarti gjithashtu foli edhe për emocionet që po ndjen tani që do të bëhet prind për herë të dytë.

Kur u pyet për gjininë e bebit, tha se ende nuk e dinte, por e ka parë nëpër portale online që është gocë.

“Tani do flemë 1 orë e 30 minuta. Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emision pastaj… (qesh). Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm.”, u shpreh regjisori i “Big Brother VIP Albania”.

Kujtojmë që Arbana e bëri të ditur  shtatzënë e saj në finalen e “Big Brother VIP”.

Këtë natë po e prezantojnë dy persona”, ka thënë Arbana për të njoftuar shtatzëninë e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN