MENU
klinika

BERLINALE 72

”Ariu i argjendtë”, regjisores spanjolle: Realizim plot ngjyra!

17.02.2022 - 16:42

        Ditët e zakonshme të disa fermerëve, me vështirësitë arrijnë deri në pikën kritike të ekzistencës – “Alcarras”, filmi nga Carla Simon fitoi ”Ariun e artë”, si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit të Berlinit – është ky, vlerësimi i jurisë.

Festivali i 72-të i Filmit në Berlin u dominua nga regjisoret dhe kineastet, këto edhe fituese të çmimeve kryesore.

Regjisorja spanjolle Carla Simón, u shpall fituese me filmin e saj, “Alcarràs”, që bazohet në përvojat e familjes së saj. Në film, familja Solé ka një pemishte me pjeshkë, që kërcënohet nga ndërtimi i paneleve diellore. Trupa e aktorëve në këtë film, nuk kishte përvojë në aktrim.

Juria vlerësoi “butësinë, portretizimin, si dhe gëzimin e humorin e jashtëzakonshëm”, në “Alcarràs” – filmi që tregon betejat e përditshme të një grupi fermerësh në Spanjë, mes sakrificash e përpjekjesh për të mbijetuar.

Familja e regjisores Carla Simón kultivon pjeshkë në Alcarràs, prandaj ajo ua kushtoi çmimin të gjithë fermerëve që kujdesen për bukën e përditshme të punëtorëve.

“Tani e konsideroj veten, si bijë e Berlinales,” – u shpreh Simón, e cila, në vitin 2017 po në Berlinale pati premierën e filmit të saj të parë “Frida’s Summer”.

Gratë fituese të gjysmës së çmimeve

Pas shpalljes së programit për konkursin e ”Berlinales 2022”, çfarë ra në sy ishte numri i madh i regjisoreve dhe kinesateve. Shtatë nga 18 filmat, ishin realizim nga regjisore (femra), katër prej të cilëve, rrëmbyen ”Ariun”.

Në garë për ”Ariun e artë”, ishin 18 filma, ndërsa juria drejtohej nga regjisori hollivudian, M Night Shyamalan.

Berlinalja e këtij viti është e hapur për publikun, por me kufizimet e situatës pandemike, që do të thotë se teatrot do të jenë përgjysmë me spektatorë dhe do të pranohen vetëm ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit, apo janë shëruar së fundmi nga covid-19.

Çmimi “Ariu i argjendtë” për regjinë më të mirë, shkoi për regjisoren franceze, Claire Denis, me filmin “Avec amour et acharnement”.

Regjisori koreano-jugor Hong Sangsoo, fitoi ”Çmimin e madh të jurisë”, për filmin “The Novelists Film”.

Çmimi i jurisë shkoi për filmin meksikan “Robe of Gems”, me regji të Natalie Lopez Gallardo.

“Ariu i argjendtë” në kategorinë e lojës më të mirë në rolin kryesor, iu akordua aktores me origjinë turke, Meltem Kaptan, për rolin në filmin “Rabiye Kurnaz kundër George W. Bush”.

Ndërsa, çmimin prej 40 mijë eurosh, për dokumentarin më të mirë, e rrëmbeu “Ditarët e Mianmarit”, film që tregon kryengritjen kundër grushtit të shtetit në Mianmar, në vitin 2021.

Berlinalja vken me 256 filma, nga 69 vende të botës. Shfaqja e tyre vijon pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, për t’u finalizuar të dielën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Poezia, teatri dhe... gratë e Brehtit

Doku-dramë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit