MENU
klinika

Të vetëpunësuarit në Shqipëri janë të ‘privilegjuar’ nga taksat

Banka Botërore: Të tatohen progresivisht si punonjësit e tjerë

17.02.2022 - 13:51

Banka Botërore në raportin e fundit për Shqipërinë, thekson se duhet zgjeruar taksa progresive mbi punën, në mënyrë që ata që kanë paga të larta të paguajnë më tepër para.

Sipas raportit të vetë-punësuarit, regjistrohen si biznes dhe në këtë rast përfitojnë pasi bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk paguajnë tatim, duke përjashtuar nga ky detyrim profesionistë me paga të larta.

“Punëtorët e vetëpunësuar operojnë kryesisht në shërbime profesionale, duke përfshirë si kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterësh, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë, apo avokatët. Nga 8000 personat fizikë të vetëpunësuar në Shqipëri, më shumë se 60 për qind janë juristë, dentistë dhe teknologji informacioni”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Sipas raportit në rast se do të tatohen në mënyrë progresive edhe të vetëpunësuarit, do të arkëtoheshin rreth 1 miliardë lekë të ardhura në vit.

Po ashtu Banka Botërore sugjeron të ndryshojë tatimi progresiv për pagat që aplikohet aktualisht. 18% propozohet që të bëhet tatimi me të ardhura 80 mijë lekë në muaj, ndërsa për ata që marrin 220 mijë lekë në muaj të tatohen me 30%. Nga këto dy lëvizje në vit sipas bankës do të fitoheshin 2.6 miliardë lekë.

Aktualisht Shqipëria aplikon 3 pragje tatimi, 0% ata që marrin deri në 30 mijë lekë, 13% ata që marrin mbi 30-150 mijë lekë dhe 23% ata që paguhen mbi 150 mijë lekë në muaj. Kjo skemë ndryshon në muajin korrik, kur vendosen pragjet e reja, sipas të cilave, deri në 40 mijë lekë nuk do të ketë tatim, për paga 30-50 mijë lekë tatimi do të jetë 6.5%, për ata që marrin 50-200 mijë lekë 13% dhe ata që marrin mbi 200 mijë lekë do të paguajnë tatim sa 23% e pagës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëpunësimi dhe punësimi/ Si taksohet të ardhurat?

Banka Botërore zbulon skemën e evazionit me TAP në Shqipëri


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!