Qëndrimi neutral i Aleksandër Vuçiç për të mos ndëshkuar presidentin rus Vladimir Putin për luftën që po bën në Ukrainë, si duket i ka kushtuar Serbisë.
Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me jashtë, Card Bildt përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar se me qëndrimin e saj Serbia u skualifikua nga anëtarësimi në BE.
“Me këtë qëndrim serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore. https://t.co/vw5r5st6Nm”, shkruan ai.
Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç bëri publik
qëndrimin e Serbisë sa i përket konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës në një konferencë për mediat pasditen e së premtes, ku tha mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.
Ai u shpreh se Serbia i sheh rusët dhe ukrainasit si popuj vëllazërorë, por shtoi se vendi i tij është e përkushtuar ndaj parimit territorial.
“Serbia do të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat kur të vendosë për masat kufizuese dhe sanksionet ndaj një vendi, përfshi Rusinë”, u shpreh Vuçiç.
Sipas tij, Serbia gjithmonë ka ndjekur politikë të jashtme “të përgjegjshme e parimore”. Për këtë sipas tij, e ka paguar gjithmonë shtrenjtë.
“E di se kjo nuk do t’u pëlqejë të gjithëve, do të ketë kundërshtime por kemi bërë më të mirën që kemi mundur. Serbia ka pasur shumë lufta, shumë humbje njerëzish. Kjo flet për atë se ne duhet të jemi krejt bashkë, të ruajmë njerëzit tanë”, deklaroi presidenti i Serbisë.
Prej 4 ditësh vijojnë luftimet në Ukrainë pasi Rusia ndërmori një sulm ushtarak për ta pushtuar.
BE-ja po ndërmerr hapin e paprecedentë për të dërguar të armëve në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë. Ajo gjithashtu vendosi të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë dhe të ndalojë mediat shtetërore ruse.
Shtetet anëtare do të marrin gjithashtu refugjatë ukrainas dhe do të anashkalojnë procesin e zakonshëm të aplikimit për azil
Vladimir Puti, ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri të veçantë”. Ky është niveli më i lartë i gatishmërisë i Forcës Raketore Strategjike të Rusisë. Ai thotë se kjo është kundërpërgjigje ndaj “agresionit” të NATO-s.