MENU
klinika

Sanksionet kundër Rusisë!

BE-ja nuk e fal Serbinë: Nuk shpëton kaq lehtë!

28.02.2022 - 19:03

Bashkimi Europian e ka ripërsëritur thirrjen ndaj të gjitha shteteve kandidate, përfshirë edhe Serbinë, që të përshtaten me vendimet e bllokut sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Çështje të Zgjerimit, Ana Pisonero, tha se “nga vendet kandidate, siç është Serbia” presin që “t’u bashkohen qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë”.

Po kështu, edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se në rastin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, nga të gjitha vendet partnere dhe mike të bllokut evropian, presin që të mbështesin sanksionet.

“Mendoj se kjo vlen për të gjithë miqtë, fqinjët dhe vendet partnere. Ne besojmë se jemi në moment historik dhe është koha që të merren hapa. Kërkojmë nga të gjithë që të aplikohen sanksione në mënyrë të koordinuar”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth qëndrimeve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Në mesin e shteteve që nuk kanë mbështetur sanksionet janë Serbia, Bjellorusia, por edhe Zvicra.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic u shpreh se vendi i tij mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës, por Beogradi nuk do të ndjekë shembullin e BE-së për të sanksionuar Moskën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ku pozicionohet Shqipëria në krahasim me Kosovën dhe Serbinë

“Ballkani, larg përshtatjes me politikat e jashtme të BE-së”

"Para së gjithash, çështje për BE"

Armët ruse në Serbi, përmes NATO dhe BE

“Kur na bombarduan në ‘99 nuk na ndihmuan”

Daçiç: Serbia nuk duhet t’i vendosë sanksione Rusisë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë