MENU
klinika

Ulen sipërfaqet e mbjella në Lushnje

Bukë me miell importi, fermerët ‘braktisin’ grurin

12.02.2022 - 15:45

Sipërfaqet e mbjella me grurë janë tkurrur ndjeshëm në zonat e Tërbufit dhe Grabjanit, të cilat njihen për traditën dhjetëra vjeçare të kultivimit të kësaj kulture bujqësore.

Sipas të dhënave të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë për këtë vit bujqësor janë mbjellë me kulturën e grurit rreth 5.200 hektarë tokë në gjithë bashkinë e Lushnjës nga 8.400 që ishin një vit më parë.

Fermerët tregojnë se shkak është bërë rritja e kostos së prodhimit ku përfshihen punimet mekanike dhe trefishimi i çmimit të plehrave kimike.

“Duke parë këto çmimet e nitratit, uresë, dapit, sivjet janë trefishuar, nga 30-32 që e merrnim vjet nitratin, sivjet ka shkuar tek 95. Ureja nga 35 ka shkuar 110. Dapi gjithashtu nga 50 e kemi marrë 110-115”, tha Sulejman Disha.

“Sot mora 7 kuintal ure edhe do iu hedh nga 20 kg rre sot edhe më shkon 900 mijë”, u shpreh Astrit Daka.

“Këtë vit nuk kam mbjellë fare grurë se s’ka ç’më duhet gruri me këto çmime që kanë vajt plehrat. Ne plehun e kemi marrë me 45-48 na dukej shumë, kurse tani ka vajt 110 ureja”, thotë një tjetër fermer, Bujar Koçi.

“Ja pra një thes nitrat se nuk e merr dot, me ça ta marrësh. 45 mijë lekë”, u shpreh Altin Bruka.

Rritja e kostos së prodhimit çon edhe në rritjen e çmimit të produktit. Një kuintal grurë në fushat e Lushnjës shitet nga 3.5- 4 mijë lek, ndërsa gruri i importit vjen me 3 mijë lekë për kuintal. Kësisoj grumbulluesit nuk kanë interes për prodhimin vendas, ndaj tregu dominohet nga gruri serb dhe rus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mungesa e punonjësve problem më bujqësi

30 gra nga Nepali vijnë të punojnë në Lushnjë