Këngëtarja e njohur por njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beatrix Ramosaj, është një ndër personazhet më të komentuar së fundmi në median rozë, për lidhjen që ajo ka pasur me Donaldin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe më pas për ndarjen e tyre.
Njëri nga projektet që ajo publikoi pas daljes nga shtëpia, është kënga “Faj”, e cila i dedikohej Donaldit. Vëllai i saj Alban Ramosaj, e inkurajoi atë që të shprehte të gjitha ndjenjat në fjalë dhe përfundoi duke krijuar këngën e saj.
Lidhja e saj me Donaldin ama duket se ka marrë fund. Të dy i kanë bërë ‘unfollow’ njëri-tjetrit në Instagram, duke i vendosur kapak historisë së tyre.
Dje mbrëma gjithsesi Beatrix postoi në “Instastory” një video, ku kishte etiketuar Dafina Zeqiri, ndërsa aty ndodhej macja e këngëtares.
Ndoshta kjo ka të bëjë me një bashkëpunim mes dy artisteve.
Edhe Alban Ramosaj kishte postuar një ‘story’ në “Instagram”-in e tij, ku kishte dalë me macet e Dafinës.
Kjo i shton më shumë dyshimet që grupi është mbledhur për një projekt muzikor.
Ende nuk dihet diçka konkrete, por duke ditur situatat e fundit, ndoshta Beatrix ka nevojë të flas për ç’ka ndodhur në një farë mënyre ose në një tjetër. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, kur këngëtarët të nxjerrin më shumë njoftime.