MENU
klinika

Turizmi dimëror

Cili vend mban ‘kurorën’ si destinacioni më i kërkuar?

19.02.2022 - 23:03

Së fundmi në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio përfaqësuesja e “Discover Albania”, Denisa Dumani për të në folur më shumë rreth udhëtimeve, se cilat janë destinacionet më të kërkuara të njerëzve tani në sezonin e dimrit. Për më shumë Denisa na tregon:

Jemi në muajin e fundit të dimrit. Kjo stinë të ofron shumë për të vizituar, është bora që sapo na ra muajin që lamë pas dhe na dha një atmosferë të bukur edhe pse ishte ftohtë. Korça mban kurorën e destinacionit më të preferuar tani në dimër sepse ka Voskopojën dhe Dardhën që bie shumë borë, ka pjesën e skive që tërheq shumë vizitorë. Dardha është i vetmi vend në Shqipëri ku mund të bësh ski edhe pse nuk është ski profesionale, mund të shkojë çdo kategori njerëzish. Nëse kërkoni ski më profesionale kemi Kosovën që ka Brezovicën, kemi edhe pistën e Bogës. Janë destinacione të bukura për këtë sezon dhe i sugjeroj.

Si ka nisur pasioni i Denisës për udhëtimet?

Unë duke qenë se kam studiuar për gjeografi na është dashur të bëjmë ekspedita dhe nga kjo më hyri në qejf edhe lidhja me natyrën, më pas zgjodha të bëjë studimet mastër për guidë, vazhdova më pas te “Discover Albania” që përveç punës vizitoja edhe shumë vende. E shijoj shumë edhe pse shumë më pyesin që a nuk mërzitesh apo lodhesh.

Shqipëria sa i përket turizmit ka padyshim disavantazhet dhe avantazhet e saj. Cilat janë ato sipas Denisës?

Infrastruktura është kryesorja. Valbona përshembull, rruga nga Vau i Dejës për të Komani është një rrugë në gjendje jo të mirë dhe të vjen keq që çon shumë turistë të huaj dhe shqiptar dhe pyesin që ky është vend i vizituar si ka mundësi që nuk është vendosur dorë.

"I dashur Artur, mendohu për të gjitha dhe më shkruaj!"

Letra e Joana Shopenhauer drejtuar të birit Artur Shopenhauer

Helena Kadare sot feston ditëlindjen

Ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare

Dëshmitë e 3 ditëve të lirisë

“Revolta e Spaçit”

Kjo është intervista e fundit e tij

89 vjet nga lindja e Leonard Cohen

Myftar Cubi sjell punimet e tij në Muzeun Kombëtar

Aktorët shqiptarë në mozaik