MENU
klinika

Deklarata e fortë e Putinit

“SHBA-ja po përpiqet të na tërheqë drejt luftës”

02.02.2022 - 09:07

Presidenti rus Vladimi Putin ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij drejt një lufte në Ukrainë.

Shefi i Kremlinit tha se qëllimi i Amerikës ishte të përdorte një konfrontim si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë. Putin u shpreh gjithashtu se SHBA po injoronte shqetësimet e Rusisë për forcat e aleancës së NATO-s në Evropë.

Tensioni mbetet i lartë pas vendosjes së shumë trupave rusë pranë kufirit me Ukrainën.

Moska në javët e fundit ka zhvendosur rreth 100,000 trupa – të pajisura me gjithçka, nga tanket dhe artileria te municionet dhe fuqia ajrore – në kufirin e Ukrainës.

Por Rusia mohon akuzat perëndimore se po planifikon një pushtim, gati tetë vjet pasi aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.

Moska nga ana e saj akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje, ku të paktën 14,000 njerëz janë vrarë dhe rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të martën se një pushtim rus “nuk do të ishte një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, por do të ishte një luftë në Evropë, një luftë në shkallë të plotë”.