MENU
klinika

Çfarë la pas zjarri (FOTO)

Digjet një supermarket brenda një qendre tregtare

18.02.2022 - 11:03

Një supermarket në një qendër tregtare në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 e natës. Fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrëfikëset shkuan në vendngjarje dhe bën të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Paraprakisht nuk dihet ende shkaku i zjarrit në këtë supermarket. Siç shihet nga fotot e siguruara nga Panorama.al, produktet ushqimore të supermarketit janë djegur totalisht.