MENU
klinika

Mashtrime dhe transaksione financiare

Dy të arrestuar në Durrës

09.02.2022 - 10:52

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit , pasi akuzohen për mashtrim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Call me” janë arrestuar Frenk Lumi, 26 vjeç dhe Desar Bano, 42 vjeç, të dy banues në Durrës dhe sekuestruar dhjetëra kompjutera.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen dhjetëra pajisje kompjuterike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, bazuar dhe në informaconet e siguruara në rrugë operative, nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Finanaciar në DVP Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Call me”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:F.L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Platformat online Forex lulëzojnë në vend

Rritet pastrimi i parave në call center!