MENU
klinika

Emisionet që do të prezantojnë

Einxhel dhe Donaldi pjesë e Top Channel

09.02.2022 - 11:59

Einxhel Shkira, Donald dhe Romeo Veshaj do të jenë pjesë e programacionit të Top Channel, ku do të drejtojnë programet e tyre.

Në puntatën e fundit, moderatorja Arbana Osmani bëri me dije se tre banorë do të surprizoheshin nga Vëllai i Madh. Ilir Shaqirit iu njoftua se do të ishte imazhi zyrtar i Digitalb. Einxhelit, e cila prej kohësh ka treguar dëshirën e saj për të ndihmuar vajzat në nevojë në shumë forma, iu propozua nga Fondacioni “Dritan Hoxha” që të kuronte dhe drejtonte një program televiziv në formën e një talk show, i cili do të shërbejë si një dritare për këdo që ka nevojë.

Einxhel u shpreh se një format i tillë ka qenë ëndrra e saj prej kohësh.

Donaldi gjithashtu do të jetë pjesë e programacionit të Top Channel, së bashku me vëllain binjak, Romeon.

“Më li lër të flas” titullohet programi i tyre prime time i cili nis së shpejti. Përmes një video-mesazhi, Romeo u shpreh se puna ka nisur dhe stafi po merret me skenografinë dhe detajet e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Donaldi i bëri “diss” Borës?!

Detaji që nuk u vu re në përplasjen Einxhel-Donald

Bileta e rikthen në “Big Brother VIP”

Einxhel eliminohet dhe shpërthen në lot