I konsideruar si dëshmitari kryesor i vrasjes së Endri Mustafës në qytetin e Shkodrës, ka vendosur të tërheqë dëshminë e tij, duke deklaruar madje se gjithçka ka treguar është e pavërtetë.
Në moshë të re, Ergys Malja, vetëm 15-vjeç, i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Mustafës në maj të vitit 2021, ka vendosur të mos bashkëpunojë me drejtësinë, çka me dëshminë e tij mund të hidhte dritë në vrasjen e bujshme.
Autori i dyshuar i krimit është Ibrahim Lici, i cili është ende në arriti. Ai akuzohet për “Vrasjen me paramendim”, një nga veprat me dënimet më të rënda në Kodin Penal.
DOSJA
Ndërsa dosja hetimore në lidhje me vrasjen pritet të shkojë së shpejti në Gjykatën e Shkodrës, njeriu kyç për Prokurorinë ka tërhequr deklarimet e tij fillestare rreth vrasjen, ndërsa tani deklaron se gjithçka ka thënë është e pavërtetë.
Përpos kësaj, prokurorët pretendojnë se Lici dhe Malja, janë të përfshirë direkt në vrasje. Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton se Malja ka qenë ai që ka çuar Endri Mustafën në zonën e quajtur Livadhe, duke pretenduar se atje kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabis.
Në këtë zonë, ka ndodhur edhe vrasja e tij dhe sipas dëshmisë paraprake, Lici ka ardhur me motor dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Atë natë, adoleshenti ka shkuar në shtëpi dhe vetëm të nesërmen, ka çuar Policinë në vendin ku ishte fshehur trupi i pajetë.”
Më 15 maj, solla në banesë një qengj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera.
Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë hashash ‘3-muajsh’ në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që t’i merrja t’i çonim në shtëpi për t’i tharë.
Pas kësaj bisede, u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00, u nismë për në Libvadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e ‘Bypass’-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur ‘Gropa e ekskavatorit’, ku kisha hashashin.
Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë, duke i thënë: ‘aman mos më vrit pasha Zotin se kam fëmijë’.
Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai.