13.02.2022 - 11:19
Fermerët e zonës së Devollit këtë të dielë kanë dalë në protestë për rritjen e çmimit të naftës dhe të plehrave kimike.
Fermerët kanë dalë në rrugën nacionale në hyrje të Bilishtit sebashku me mjetet e tyre bujqësore në kundërshtim me rritjen e çmimeve.
Ndërkohë deri më tani nga protesta nuk është shënuar asnjë incident.