MENU
klinika

'Na hoqët përsheshin me qumësht'

Fermerët e Përmetit në protestë: Të rriten subvencionet

21.02.2022 - 11:28

Pas fermerëve të Lushnjë, Beratit dhe Fierit, edhe fermerët në Përmet kanë dalë sot në protesta sot para bashkisë për mungesën e subvencioneve dhe rritje e çmimeve që nga nafta e deri te imputet bujqësore.

Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionim të drejtë, pasi sipas tyre skema aktuale po i nxjerrë ata në rrugë.Me pankarta në duar ‘Na e hoqët përsheshin me qumësht’; ‘Ulni çmimin e naftës’, fermerët protestuan paqësisht para Bashkisë Përmet mbi vështirësitë që po hasin.

Subvencionet në minimumin, asnjë paketë për dalje nga kriza, çmimi i latë u naftës dhe drithërave për blegtorinë, imputet e larta bujqësore sipas tyre e bëjnë të pamundur vazhdimin e punës në bujqësi dhe blegtori.