MENU
klinika

Konfirmohet lidhja

Fifi në një romancë me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit

06.02.2022 - 12:17

Këngëtarja e njohur, Fifi, u përfol për një romancë me Adis Patushi, ish-bashkëshortin e modelen Shqiptare, Adrola Dushi.Në rrjet po qarkullon një video e këngëtares duke performuar në një lokal nate dhe në sfond dëgjohen brohorimat e fansave duke thënë “Puthe, puthe”. Në ato momente, Adisi shkon tek artistja dhe e puth në buzë para të gjithëve, duke konfirmuar kështu përfundimisht lidhjen e tyre.



Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “C’dua unë me ty Adis Patoshi”.Të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin. Mirëpo tashmë jemi tëtë bindur se Fifi ka krijuar një marrëdhënie të vërtetë me Adisin. Madje ai e shoqëron këngëtaren kudo nëpër koncerte.

Ndërkohë modelja e njohur, Adrola Dushi komentohet shpesh herë në mediat rozë, për marrëdhënien e veçantë që ka me ish-bashkëshortin e saj, Adis Patushi, me të cilin ka dhe një djalë, i cili quhet Troi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN