17.02.2022 - 14:50
Sërish aksion i drejtorisë vendore të policisë të jug-lindjes, mësohet se janë ndaluar disa persona.
Aksioni vetëm pak minuta më parë, nga efektivët e komisariatit të Pogradecit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Burime bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar në kuadër të kontrolleve për armëmbajtje pa leje dhe për drogë.
Pritet të jepen detaje në vijim nga uniformat blu, ndërsa në drejtorinë vendore po shoqërohen të ndaluarit bashkë me 2 mjetet që ata janë kapur.