MENU
klinika

Përralla universale

Franca ekspozitë madhështore ”Princit…”

18.02.2022 - 17:12

          “Në Paris, në “Muzeun e Arteve Dekorative”, ekspozita e parë e madhe në ambientet e një muzeu në Francë, kushtuar “Princit të vogël”. Është ekspozuar edhe dorëshkrimi origjinal”./Konica.al

U çel dje, më 17 shkurt, ekspozita e parë e madhe në një muze në Francë, kushtuar një prej kryeveprave më të mëdha të letërsisë botërore “Princit të Vogël”, që do të vazhdojë deri më 26 qershor 2022.

“Musée des Arts Décoratifs” në Paris mirëpret: “Në takim me Princin e vogël” (“À la rencontre du petit prince”) kuruar nga Anne Monier Vanryb dhe Alban Cerisier.

Mbi gjashtëqind pjesë të ekspozuara synojnë të kremtojnë shkathtësinë e autorit të veprës së famshme letrare, Antuan dë Sën Ekzyperi: shkrimtar, poet, aviator, eksplorues, gazetar, shpikës, filozof, i animuar gjatë gjithë jetës së tij nga një ideal humanist.

Me rastin e kësaj ekspozite madhështore, publiku mund të admirojë dorëshkrimin origjinal të librit, i ardhur nga “Biblioteka&Muzeu Morgan” në Nju Jork i pashfaqur ndonjëherë në Francë; dorëshkrimi ekspozohet së bashku me bojëra uji, skica dhe vizatime, madje të pabotuara, si dhe fotografi, poezi, copëza gazetash dhe fragmente nga korrespondenca. Ekspozita synon të zbulojë aspektet gati të panjohura të Antuan dë Sën Ekzyperisë dhe të sigurojë çelësin për të kuptuar këtë përrallë universale dhe enigmatike. Botuar në vitin 1943 në Shtetet e Bashkuara, botimi frëngjisht daton në vitin 1946.

“Princi i vogël” është ndoshta, libri më i përkthyer pas Biblës dhe ka mbi pesëqind përkthime në gjuhë të ndryshme.[…]

AT SEA – DECEMBER 21: The French aviator Antoine de Saint-Exupery returning to France with his wife Consuelo Gomez Carillo de Saint Exupery, aboard the ‘Kawsar’, coming from Egypt, the pilot had attempted to fly from Saigon to Paris, but crashed in Libya four hours after having took off, on December 21, 1935 at Sea. (Photo by Keystone-France/Gamma-Rapho via Getty Images)

Na ishte njëherë e një kohë… një libër.

Por jo vetëm. Një nga më të lexuarit në botë: një tregim që bëri miliona fëmijë dhe të rritur të ëndërrojnë dhe të mendojnë, të buzëqeshin dhe të qajnë; një fabul, “tallazi mirëdashës” i së cilës i shtrirë në gjeneratë pas gjenerate, vazhdon të sjellë pak mençuri dhe ngushëllim për ata që hera-herës shqetësohen për tokën e njerëzve. Çdo libër ka historinë e tij, ajo e “Princit të vogël” është magjepsëse. Fëmija i mërgimit, personazhi i vogël do të lindte në Nju Jork në vitin 1942, nën penën dhe penelat e një Sën Ekzyberi melankolik, që vuante heqjen nga fusha ushtarake. Ky libër i vogël u ofron adhuruesve të “Princit të vogël” një qasje të gjallë ndaj një libri që është bërë legjendar: studime dhe dëshmi, dokumente të periudhës dhe dosje kritike bashkohen…

I pasur me informacione dhe anekdota, do të kënaqë shumë kureshtarë…

...Kisha mësuar kësisoj diçka të dytë shumë të rëndësishme: planeti nga kishte ardhur ai, vështirë të ishte më i madh se një shtëpi!

Nuk mund të më habiste shumë.

E dija mirë që përveç planetëve të mëdhenj, si: Toka, Jupiteri, Marsi, Venusi, të cilëve u kemi vënë emra, ka qindra të tjerë që janë kaq të vegjël, saqë vështirë të dallohen përmes teleskopit. Kur një astronom zbulon ndonjë prej tyre, për emër u vë nga një numër. E quan për shembull: “asteroidi 3251”…/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos

Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët