Rihanna, edhe pse shtatzënë, duket rrëzëlluese në tapetin e kuq.
Këngëtarja 33-vjeçare mori pjesë në eventin e saj të parë publik të premten mbrëma që kur zbuloi se ajo dhe i dashuri i saj A$AP Rocky, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Teksa po ecte në tapetin e kuq, ajo foli për ET se çfarë po i pëlqen më shumë në këtë fazë të jetës së saj.
“Po mundohem ta shijoj sa më shumë që të mundem. Dhe moda është një nga gjërat e mia të preferuara, kështu që, e dini, ne po sfidojmë çka do të thotë të jesh shtatzënë dhe nënë. I gjithë ky është një udhëtim emocionues deri tani. Unë thjesht po e marr ashtu siç vjen. Gjithmonë ka diçka të re dhe po e shijoj”, u shpreh Rihanna.
RiRi gjithashtu u shpreh se edhe muzika e re nuk ka për të munguar nga ajo.
“Po, ju ende do të merrni muzikë nga unë,” tha ajo. Por thjesht mos prisni asnjë ninull tani që ajo është nënë e ardhshme. “Fansat e mi do të më vrisnin nëse do të prisnin kaq gjatë për një ninullë”.
Ndërsa A$AP Rocky, gjatë një interviste për ET tha se:
“Gjithçka është e re për mua. Pra, jam i emocionuar”, tha reperi.