MENU
klinika

Zhdukja misterioze!

Historia e ”princit të harruar”…

17.02.2022 - 12:05

         A lidhje vërtet zhdukja e Dukës së Kentit, me fluturimin “sekret” të Rudolf Hess?

Delfini i Adolf Hitlerit fluturoi në Skoci, për t’i dhënë fund luftës. Zhdukja e Lartësisë së Tij Mbretërore George Edward Alexander Edmond, fëmija i katërt i mbretit George V, i emëruar Duka i Kentit, vdiq zyrtarisht në aksidentin që përfshiu hidroavionin ”Short S.25 Sunderland”, me të cilin po udhëtonte drejt Terranovës më 25 gusht të vitit 1941, mbeti i mbuluar me mister. Sipas raportit, kishte kaluar mesdita kur hidroavioni, që sapo ishte nisur nga ujërat e Invergordon, u përplas në një kodër të gjelbër në County Caithness, duke lënë vetëm një të mbijetuar mes ekuipazhit prej një duzinë burrash. Midis tyre – besohet në komandë – ishte “princi i humbur”, që historia do ta kujtojë si një simpatizant pronazist të përfshirë në ato plane sekrete që aspironin të arrinin një paqe të veçantë me armikun./Konica.al

by Dorothy Wilding, bromide print, October 1934

Fija e kuqe që të çon në planin e Hessit

Një mision kaq delikat duhej kryer në fshehtësinë më të madhe dhe nuk do të ishte ndryshe nga ai që hierarku Rudolf Hess do të ishte përpjekur të kryente një vit më parë. Krahu i djathtë i Adolf Hitlerit, u ngrit me një bombardues gjuajtës Bf-110 për të arritur në Skoci, ku Duka i Hamiltonit – një mason, gjithashtu pronazist – po priste që të përfundonte një takim sekret dhe aleat, siç shpresonin nazistët, kundër bolshevikëve. Ishte 10 maj i vitit 1941. Me një të kaluar të errët dhe një të ardhme tinëzare, princi George, vëllai më i vogël i trashëgimtarit të fronit dhe i abdikatorit Eduard, Duka i Windsorit, i prirur ndaj përdorimit të kokainës, orientimit bigam dhe biseksual, do të ishte arrogant si pilot i Anije masive të shpejta e RAF – me katër motorë 26 metra e gjatë me një peshë të ngarkuar mbi 26 tonë. Por historia thotë, se ai nuk do të kishte arritur lartësinë e duhur për të kapërcyer kodrat që rrethonin pistën e ujshme, nga e cila ishte shkëputur me motorë të plotë. Ndoshta mjegulla, e cila mbushte qiellin përreth nuk lejonte të shihej asnjë pengesë, ishte bashkëpunëtor i fatkeqësisë. Sapo anija takoi tokën, serbatorët e mbushur me benzinë shpërthyen fuqishëm, duke e shndërruar hidroavionin në një top zjarri që do të mbushte majën e Shkëmbit të Shqiponjës me mbeturina. Për princin dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit, duke përfshirë shoqëruesin e tij, toger John Lowther, nipin e 1-rë Viscount Ullswater, pilotin toger Frank Goyene dhe çdo pasagjer “të paregjistruar”, nuk mund të bëhëj asgjë. I vetmi i shpëtuar do të jetë rreshteri Andrew Jack, operatori i valëve. Lartësia e tij George do të bëhet kështu i pari mbretëror, që vdes në “shërbim aktiv”, që kur Xhejms IV i Skocisë u vra në betejën e Floddenit, në vitin 1513./Konica.al

Aksident apo sabotim?

Askush nuk e di ose nuk e ka zbuluar ndonjëherë, natyrën e misionit dhe pse djali i katërt i Xhorxhit V duhej të merrte pjesë në të, nëse ka ekzistuar ndonjëherë. Prania e një mbreti në tokat e largëta të mbretërisë, mund të ishte një mundësi për të ngritur moralin e nënshtetasve dhe trupave. Mirëpo, ajo që mbetet e vetmja e sigurt është se playboy-it, të cilit i atribuohen lidhjet jashtëmartesore si me kërcimtaren Jessie Matthews, pasardhësin që merrej me droga të forta dhe miq të këqij, por edhe njeriu i përzgjedhur si regjenti i ardhshëm i Mbretërisë – humbi jetën së bashku me nëntë nga anëtarët e ekuipazhit. I mbijetuari i vetëm nuk zbuloi asnjë informacion për atë ditë. Dhe kjo vetëm nxiti teori të shumta konspirative rreth asaj që në fakt ishte një vdekje misterioze. Nëse dikush dëshiron të japë llogari për teoritë e ndryshme konspirative, George nuk do të kishte qenë viktimë e një manovre të gabuar, i shtyrë nga kokëfortësia në dëshirën për të fluturuar me hidroavionin e madh në një ditë me kushte të pafavorshme moti, por nga mungesa e prirjes së tij për konfidencialitet. Sipas disave, në fakt, ai u vra nga shërbimet sekrete britanike për shkak të miqësive të tij të rrezikshme, për të shmangur që informacionet delikate të përfundonin në duart e Abwehrit, shërbimit sekret gjerman. […]
Një paqe, ajo për t’u negociuar me Hitlerin dhe atashetë e tij, të cilën Çërçill nuk do ta kishte pranuar kurrë, edhe pse i urrente komunistët po aq sa nazistët. Në fund të fundit, kur Hess u hodh me parashutë në Skoci për të kombinuar një takim midis udhëheqësve gjermanë dhe familjes mbretërore, e cila në thelb rrjedh nga shtëpia gjermane e Sassonia-Coburgo dhe Gotha dhe për këtë arsye i përkiste të njëjtës “racë ”, Çërçill e cilësoi atë si një të çmendur për ta mbyllur në Kullën e Londrës si Mbretëresha Meri e Skocisë. Gjithashtu, sipas burimeve të autorëve, ambasadori gjerman në Portugali, Barone von Hoyningen-Huene, i besoi Ministrit të Jashtëm të Rajhut Joachim von Ribbentrop se si “komuniteti britanik i Lisbonës murmuriti për sabotimin e hidroavionit në të cilin udhëtoi princi për të shmangur paqen me Gjermaninë ”.

Princi i harruar

Vdekja tragjike e Princit George nuk mori mbulimin e duhur mediatik për figurën e një lartësie mbretërore. SOE, edhe pse mund të duket e vështirë për ta cituar atë në këto terma, ishte një organizatë sabotatorësh e konceptuar nga Çërçill pas humbjes së Denkërkut. Eliminimi i një figure të profilit të lartë si anëtar i familjes mbretërore kërkonte urdhrin e drejtpërdrejtë të tij, pa dyshim ekzistencën e dosjeve të gjata (të pagjetura kurrë) mbi personalitetin dhe miqësitë e tij të mundshme. Princi George dukej se më shumë se shpesh ndante shoqërinë e Dukës së Hamiltonit, i cili është konsideruar gjithmonë si lidhja e Hessit në tokën britanike. Shpëtimtarët e parë që mbërritën në vend atë ditë gushti gjetën veshje dhe këpucë grash midis rrënojave, që ndoshta i atribuohen pasagjerëve të padeklaruar. Asnjë dokument zyrtar apo jozyrtar nuk ka ardhur ndonjëherë në posedim të ndonjë studiuesi, as në atë kohë, as në shtatëdhjetë vitet e fundit. Prandaj, asgjë nuk e mbështeti tezën e një komploti të shuar nga vetë Çërçill në duart e agjentëve të inteligjencës. Me sa dimë, hidroavioni Short Sunderland me të cilin fluturoi princi nuk arriti të fitonte lartësi dhe shpejtësi të mjaftueshme për të kaluar majën e kodrës pas ngritjes. Për shkak të peshës së ngarkesës së rëndë, hovit shumë të shkurtër dhe pamundësisë së shikimit që pengoi zbulimin e relievit, avioni u rrëzua.

Mbeten pezull tezat e një komploti, të nxitura nga heshtja e të mbijetuarit të vetëm që nuk bëri asnjë deklaratë për atë që ndodhi. Megjithatë, George Edward Alexander Edmond, Duka i Kentit, një nga burrat më elegantë dhe më të përfolur të familjes mbretërore, mbetet një princ i “harruar” nga anglezët dhe i kujtuar vetëm nga gjuetarët e sekreteve./Konica.al