MENU
klinika

U transferua në burgun e Fierit

Ish ministri Tahiri karantinohet për 14 ditë

10.02.2022 - 12:13

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar nga GJKKO me 3.4 vite burg duhet të qëndrojë për 14 ditë i karantinuar në burgun e Fierit.

Ai u transferua një ditë më parë atje, por për shkak të rregullave të reja të vendosura prej pandemisë do të duhet të kalojë 14 ditë në karantinë para se të çohet në qeli, si masë paraprakë për të mbrojtur të burgosurit e tjerë nga ndonjë infektim i mundshëm.

Rregulli i ri është që çdokush që futet në burg gjatë kësaj periudhe kur ka shifra të larta me raste të reja nga Covid-19, duhet që të qëndrojë 10 ditë deri në 2 javë i karantinuar në një ambient të institucionit para se të kalojë në qeli.

Tahiri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka probleme me koronavirusin, megjitatë do t’i duhet të qëndrojë në një dhomë pa të burgosur të tjerë për 14 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dënohet vetëm për shpërdorim detyre

Gjykata merr vendimin. Dënohet Saimir Tahiri!

“Ka shkelje procedurale gjatë gjykimit të ish-ministrit”

Vendimi i plotë/ Argumentet e Gjykatës së Lartë për Saimir Tahirin