“Ne duam të shkojmë në Kampionatin Botëror sepse është një gjë shumë e rëndësishme, sepse ne kemi ende mundësinë për të jetuar një ëndërr të jashtëzakonshme dhe gjithashtu mundësinë për ta fituar atë. Do të jetë e lodhshme, por do te japim gjithcka”.
Kështu deklaroi trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini, në lidhje me forumin “Bukuria dhe Qëndrueshmëria” për Ditën Rajonale të Marche në pavionin italian të Expo 2020 Dubai.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse play-offi i marsit do të ndikojë në eksperiencën e tij si trajner i Italisë, Mancini u shpreh se “ka momente, ndonjëherë në jetë dhe në punë, që janë më të vështira, por besoj se forca jonë do te dalë pikërisht në këto momente”.
Italia është kampione Europe pasi në Wembley ngriti trofeun përpara Anglisë pritëse dhe finaliste, por që u mund me penallti dhe superpritjet e Donnaurmma.
Italia e mbylli e dyta në grup pas Zvicrës në kualifikueset e Botërorit dhe për këtë arsye do te duhet të luajë në play off, fillimisht ndaj Maqedonisë dhe, nëse e kalon, me një finale të mundshme mes Turqisë ose Portugalisë.