Paraditen e sotme është bërë prezantimi i makinës Mercedes, e quajtur W13 dhe që do të pilotohet nga britanikët Lewis Hamilton e George Russell.
Njëvendëshja e këtij sezoni ka braktisur ngjyrën e zezë që e karakterizonte dy vitet e fundit, duke iu rikthyer tradicionales (argjendtë).
Prezantimi i Mercedes u bë në pistën e Silverstone, ku sot do të kryhen edhe disa teste të para të vlefshme për “filming day” (100km për xhirime promocionale). Në pistë do të zbresë Russell, që debuton me “shigjetat e argjendta” (zuri vendin e finlandezit Valtteri Bottas).
Light mode 🔘 ⚪️ Dark mode
Take a look at some of the @MercedesAMGF1 W13’s most striking differences 👀#F1 pic.twitter.com/eXcijlijAP
— Formula 1 (@F1) February 18, 2022
Një makinë që i është përshtatur ndryshimeve të përcaktuara në rregullore këtë sezon, që ka dy objektiva të qartë: Të konfirmohet si makina kampione në Formula 1 dhe të rimarrë titullin kampion për pilotë me Lewis Hamilton, titull që e humbi vjet në xhiron e fundit të sezonit.