MENU
klinika

Deklarata e fortë e Ministrit të Jashtëm të Rusisë

“Mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë dërguar në Ukrainë!”

18.02.2022 - 14:29

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka bërë një deklaratë të fortë në kulmin e tensioneve me Ukrainën, ku e gjithë bota po mban frymën nga frika e një pushtimi.

Ministri Lavrov ka deklaruar sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët, që marrin pjesë në konflikte, të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, i cituar nga “Sputnik”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inteligjenca britanike: Pushtim “pa paralajmërim”

Harta që tregon “shtatë rrugët e mundshme të Putinit”

Tensionet në Ukrainë/ SHBA akuza ndaj Moskës

“Rusia kërkon justifikim për të nisur sulmin”