MENU
klinika

"Deklaratë e paprecedentë…"

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Majko i përgjigjet Lavrovit

18.02.2022 - 17:46

Ministri Lavrov deklaroi sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Lidhur me këto deklarata të kreut të diplomacisë ruse, ka reaguar ish kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, i Shqipërisë, Pandeli Majko.

“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv ËION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko.

Konflikti në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të mbajë të mbërthyer opinionin publik, teksa ushtria ruse ka paralajmëruar një tjetër stërvitje të madhe ditën e nesërme.