MENU
klinika

Serie A, Java 26

Milan ngec me vendin e fundit, rrezikon kreun

19.02.2022 - 23:45

Milan është ndalur atëherë kur nuk pritej, duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Salernitanës, ekip që mbyll renditjen e Serie A. Ky rezultat mund t’i kushtojë kreun Milanit, nëse Inter fiton në shtëpi me Sassuolon.

Kuqezinjtë kanë arritur të kalojnë në avantazh pas vetëm 5 minutash lojë me Messias, i cili ka marrë një asist shumë të bukur nga Hernandez. Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 29-të me një roveshiatë të Bonazzoli-t, i cili ka realizuar pas një dalje të pakuptimtë të Maignan.

Në pjesën e dytë, vendasit surprizojnë sërish, duke shënuar me Djuric në 72’. Por pas 5 minutash Milan barazon me anë të Rebic. Megjithatë, miqtë nuk shkojnë dot më shumë, duke lënë 2 pikë me vlerë në luftën për titull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN