MENU
klinika

Greqia rikthen çështjen e Detit me Shqipërinë

Mitsotakis i kujton Ramës mbështetjen për anëtarësimin

19.02.2022 - 11:55

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Edi Rama është takuar në Mynih me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas mediave, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, dy homologët kanë folur për një sërë çështjes, mes të cilave dhe çështja e detit, që është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Pjesë e diskutimeve kanë qenë dhe marrëdhëniet dy-palëshe dhe forcimi i tyre. Gjithashtu Mitsotakis i ka thënë Ramës se ka mbështetjen e vendit të tij në procesin e anëtarësimit në BE.

Kyriakos Mitsotakis ka pasur takime të shkurtra edhe me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, me të cilin së fundmi ka pasur një bisedë telefonike, por edhe me presidenten e Kosovës, Viosa Osmani, bëjnë të ditur burime qeveritare për mediat greke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh në Mesdheun Lindor

A do të nisë luftë mes Turqisë dhe Greqisë?

Nga Ylli Pata: Shanset dhe rreziqet për Shqipërinë

“Lufta për Detin” me Athinën në Hagë