MENU
klinika

"Deklaratat “populli i dy marsit, dalja në miting” nuk kanë lidhje...

“Mungon kultura juridike”/ Fuga komenton shkarkimin e Metës

09.02.2022 - 19:24

Akademiku Artan Fuga ka komentuar procesin gjyqësor për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për News24, Fuga thotë se mënyra se si është ndërtuar i gjithë procesi, lë dyshime në legjitimitetin e saj.

Sipas akademikut, kjo çështje duhet të ndahet mirë pasi është ndryshe kur nuk pëlqen politikisht një president, dhe ndryshe nëse nuk je dakord për rezultatet e tij në krye të shtetit.

Një prej problemeve në këtë proces, sipas Fugës është pretendimi i mazhorancës për shkeljet Kushtetuese, ku mes tyre përfshihen dhe deklaratat e ndryshme të Presidentit.

Akademiku thotë se Presidentit nuk i ndalohet fjala e lirë, ndaj shtron problemin e mungesës së kulturës juridike të institucioneve shtetërore.

“Duhet të ndahet mirë kjo çështje. Tjetër gjë është nëse e pëlqen politikisht një president , tjetër është nëse je apo jo dakord për rezultatet e tij si president. Të gjitha përmasat e ruajtura dihet që në dy- tre vite që ishte Trump presidenti kishte një pjesë të opinioni që nuk duronte, por nuk i hiqte legjitimitetin. Pra ka pasur president që në fund të një mandati mundet që mbështetjen e opinionit publik ta ketë pasur në ulje, por tjetër është kjo dhe tjetër është vënia në dyshim e legjitimiteti të tij dhe shkarkimit. Theksoj se kur ne flasim nëse ka shkelur apo jo Kushtetutën, kjo nuk ka të bëjë me metaforat. Si çdo qytetar ka të drejtën e fjalës së lirë. Edhe nëse Presidenti thotë se filan kryeministër, për mua ka bërë disa shkelje dhe kjo nuk është marrje ane.

Më shqetëson se shoh edhe nga pyetje që bëjnë anëtar të Gjykatës së Lartë që nuk ndajnë këto gjëra dhe më tmerron mungesa e kulturës juridike të shtetit të së drejtës që në Shqipëri është në gjendje të lemerishme. Deklaratat si ‘Populli i dy marsit, dalja në miting’, çfarë lidhje kanë këto me shkeljen apo jo të Kushtetutës? Kjo mua më shqetëson. Raporti me shtetin, i kulturës juridike që funksionon ky shtet , kjo është me rëndësi. Kujtoj rastin e Vettingut, u bëmë 7 vite me një gjyqësor të hallakatur, dy vite me një palo parlament. Tani kemi ja një vit me çështjen e kemi apo jo presidentin. Tani shtrohet pyetja a dimë ne të bëjmë shtet. U bënë 7 vite që prishen strukturat dhe nuk ndërtohen.

Ka një kontradiktë të madhe Kushtetuta e Shqipërisë. Në ushtrimin e detyrave të gjejnë se ku i ndalohet presidentit fjala e lirë. A ndihmon opinionin publik të ekuilibrohet? A është president i mirë apo nuk është president i mirë kjo është gjë tjetër. Të shkelës Kushtetutën nuk është të nxjerrësh një dekret që nuk është në përputhje me Kushtetutën, sepse sistemi ynë thotë që palët e tjerë kanë të drejtë të shkojnë në GjK dhe ta anulojnë. Sistemi ynë juridik dhe politik e pranon lajthitjen e presidentit në një moment. Duhet ta dijë mbarë opinioni që ligjet janë interpretime jo formula matematike. Shkelje e rëndë është kur merr një vendim dhe e kthen në pasoja. Shikoj që edhe Këshilltarë të Presidentit nuk e kapin problemin në këtë mënyrë. Është një situatë shumë e rëndë nga pikëpamja e kulturës, është një kulturë staliniste”, tha Fuga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rama Durrësin do dhe atë do ta marrë”

Artan Fuga tregon skenarët për zgjedhjet e pjesshme

"Berisha ka “nxjerrë shejtanin nga shishja”, prit të hyjë në lojë Meta se… "

Analiza/ Artan Fuga zbërthen qëndrimet në Kuvend

"Disa mendojnë sa diametri i një gote rakie! Ca të tjerë e dinë ku fle…"

Artan Fuga zbërthen 4 tipet e diskutimeve në Kuvendin e PD


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore