MENU
klinika

Kapiteni i Bayern

Neuer thyen rekordin e Kahn, por operohet

07.02.2022 - 15:44

Bayern Munchen është shkëputur në krye të Bundesligës dhe po mendon vetëm për Champions. Por duhet të bëjë pa Manuel Neuer Kapiteni është operuar dje në mesditë ligamentin e djathtë.

“Operacioni është kryer me sukses”, shkruhet në faqen zyrtare të skuadrës bavarese. Neuer do të mungojë disa javë me skuadrën dhe është në dyshim për ndeshjen e Champions-it.

“Jam mirë dhe gjithçka shkoi mirë për mua. E pamë të arsyeshme që të kryenim një ndërhyrje për të mos rrezikuar shumë. Në ditët e fundit kam ndjerë dhimbje dhe pse jo serioze”, – tha kapiteni i Baern.

Neuer arriti të thyente të shtunën dhe rekordin e Oliver Kahni me 310 ndeshje të fituara në Bundesligë. “Jam i lumtur dhe i nderuar që bëj pjesë te portierët më të mirë në historinë e Bundesligës së bashku me Oliver Kahn” – tha Neuer.

Në ndeshjet e ardhshme vendin e tij do ta zërë Sven Ulrich, i cili është portieri i dytë i skuadrës bavareze. Një datë fikse për rikthimin e Manuel në skuadër nuk ka edhe pse në klubin më të titulluar shpresat që kapiteni të rikthehet brenda muajit shkurt janë të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon