MENU
klinika

Greqia ndryshon rregullat

Nga 7 shkurti nuk ka më nevojë për test të detyrueshëm

06.02.2022 - 13:59

Nisur nga dita e hënë, 7 shkurt, në Greqi mund të futesh me certifikatë vaksinimi, pa bërë një test të detyrueshëm për koronavirusin.

Njoftimi për heqjen e testit të detyrueshëm për ata që kanë certifikatën europiane të vaksinimit u bë nga Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë u cilësua si një hap për rritjen e flukseve turistike në vend.

“Vendi ynë po përgatitet këtë vit që nga data 1 mars të mirëpresë vizitorët e sezonit veror më herët se çdo herë tjetër. Turizmi grek ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit, duke dërguar një mesazh të fortë sigurie për udhëtarët në vendin tonë dhe do të bëjë të njëjtën gjë këtë vit,” u shpreh Ministri i Turizmit Vassilis Kikilias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A mund të bëjmë pushime verore këtë vit?”

Greqia dhe Kroacia po gjejnë zgjidhjen për kërkuesit e diellit