MENU
klinika

Britania e Madhe mund ta dëbojë

Presidentit rus të Chelseas do t’i konfiskohen pasuritë?

24.02.2022 - 20:00

Një nga sanksionet që pritet të marrë Britania e Madhe ndaj Rusisë është edhe konfiskimi i aseteve të presidentit të Chelsea, Roman Abramovich, që është lidhur me shtetin rus duke u përfshirë në praktika korruptive.

Ky është pretendimi i ngritur nga një deputet laburist i Britanisë së Madhe. Ai ka sugjeruar që t’i konfiskohen asetet dhe të vihet para drejtësisë si dhe t’i hiqet e drejta e drejtimit të klubit të futbollit.

Chris Brayant u tha deputetëve se ai i referohet një dokumenti të Zyrës së Brendshme ndërsa shtroi pyetjen se pe nuk ishte bërë asgjë më shumë për asetet e Abramovich në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur parasysh këtë vendim zyrtar.

Duke ngritur çështjen e vizave të nivelit 1, si ajo që mban Abramovich, që u mundësojnë njerëzve shumë të pasur të investojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Bryant citoi drejtpërdrejt një pjesë të asaj që ai tha se ishte dokumenti i Home Office.

“Kam marrë në dorë një dokument të rrjedhur nga viti 2019, nga Ministria e Brendshme, që ka të bëjë me Abramovich, teksa ai ka lidhje me shtetin rus edhe është i përfshirë në praktika korruptive dhe pasurinë e ka vënë me mbështetjen e Putin”, – tha Brayant.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


UEFA: Dënojmë agresionin rus

Tre federata futbolli: Jo play-off me Rusinë

Futbollisti i Atalantës sonte në fushë

“Familjet tona në rrezik, si mund të ndalet ky tmerr”

Është edhe në play-off për Botërorin

Çfarë do bëjë UEFA e FIFA? Rusia në grup me Shqipërinë