MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse Alzheimeri prek më shumë gratë?

08.02.2022 - 12:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse Alzheimeri prek më shumë gratë?

Mjeku: Këto probleme konjitive të trurit dhe memories shfaqen veçanërisht tek gratë sipas ekspertëve. Lidhja mes sëmundjes dhe gjinisë femërore duke se fillon nga prodhimi ose jo i hormonit të estrogjenit. Sipas mjekëve marrëdhënia mes Alzaimer, Dementias dhe hormoneve është e komplikuar. Kjo pasi shumë studime kanë treguar se pikërisht hormoni i estrogjenit mbron trurin nga sëmundje të tilla, por deri në një pikë. Megjithëse mbron trurin nga plakja, estrogjeni gjatë viteve mund të çojë në stimulimin e sëmundjes së Alzaimer.

Gjatë jetës niveli i estrogjenit në trup zhvillohet në mënyra të ndryshme, pra në periudha më të hershme është më i lartë. Ndërsa gjatë dhe pas menopauzës kur niveli i këtij hormoni bie, trupi nuk ka më një mburojë ndaj sëmundjeve të kujtesës dhe trurit. Humbja e këtij hormoni e bën trurin më të ndjeshëm ndaj sulmeve dhe lodhjeve të brendshme apo të jashtme që e shkatërrojnë atë. Mungesa e estrogjenit lidhet edhe me shumë çrregullime të tjera që shkaktohen si pasojë e moshës.

Këtu përmendim problemet me frymëmarrjen apo sëmundjet si ishemia. Truri gjithashtu humb aftësinë për të përpunuar nivelet e glukozës dhe për të furnizuar veten me energji. Kjo është një simptomë specifike e sëmundjes së Alzaimerit. Gjithsesi sipas mjekëve ka edhe faktorë të tjerë që e zhvillojnë këtë sëmundje, ndër to është faktori gjenetik apo mosha.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e një punonjësi në spital

1 në 3 persona do njohë dikë me Alzheimer!