MENU
klinika

''Vladioshka''

Pse është ndryshe Rusia?

15.02.2022 - 14:31

        Ndërsa është bërë kryefjala mediatike me konfliktin në Ukrahinë, Rusia njihet gjithashtu për ndikimin e madh kulturor. Por, çfarë e bën kaq të veçantë, këtë shtet të madh?/Konica.al

Njihuni me elementet më karakteristike të botës ruse;

Kultura

E nisim me letërsinë ruse, që shënoi kulmin në shekullin e 19-të. Autorë të famshëm të kryeveprave botërore, si Tolstoi, Dostojevski, Pushkini dhe Turgenievi i sollën letërsisë botërore, disa prej librave më të rëndësishëm. Muzika, baleti, piktura dhe kinemaja, po ashtu janë lëvruar nga artistë të mëdhenj rusë. Ndaj, kultura ruse është një nga më të pasurat në botë. Në Rusi njihen rreth 160 grupe etnike, me 100 gjuhë të ndryshme. Pjesa më e madhe e popullsisë flet rusisht. Gjuha e dytë më e rëndësishme është ajo tetrian, si e folmja e një pjese prej 5 për qind.

Arkitektura

Fillesat e arkitekturës ruse ishin strukturat prej druri, ndërtuar në epokën sllave. Më pas, u ndje ndikimi i fuqishëm bizantin. Strukturat më të bukura prej guri, ishin në Kremlin dhe kishat, si ajo e Shën Bazilit, në Sheshin e Kuq të Moskës, e ndërtuar në shekullin e 17-të.

Gastronomia

Klima e ftohtë, ka pasur shumë ndikim edhe në kuzhinën ruse. Supat, janë vaktet shumë të njohura, veçanërisht aupa me panxhar, që është një nga më tradicionalet. Si pjatë e dytë, vijnë çomleku dhe patatet. Gatimet me pulë, hasen gjithashtu shumë shpesh. Ushqimi është zakonisht me shumë kalori dhe shërbehet me alkool.

Pijet

Pa dyshim, vodka është pija alkoolike më e njohur në Rusi. Shërbehet midis, apo së bashku me vakte të ndryshme. Sasia e alkoolit në këtë pije, shkon deri në 40 për qind. Vetë fjala “vodka” nënkupton pak ujë, duke qenë se vodka, në rusisht ka kuptimin e ujit. Fjala u përdor për herë të parë, në vitin 1405.

Sporti

Skuadrat ruse janë mjaft të afta në sporte të ndryshme dhe kanë fituar shumë medalje dhe trofe. Dy sportet më të njohura, janë futbolli dhe hokeji në akull. Rusët janë zakonisht fitimtarë në sportet e dimrit, si skitë dhe patinazhi.

Ngjarje speciale

“Netët e bardha” në Shën Petërburg, konsiderohen si një ngjarje shumë e veçantë dhe që, nuk duhet humbur. Zakonisht, gjatë qershorit e korrikut, në kulmin e verës, janë netët më të gjata. Ndërkohë, në qytetet e mëdha organizohen festivale verore, si dhe plot aktivitete të tjera kulturore.

Monumente kulture

Kremlini është zemra e Moskës, anës lumit që mban emrin e qytetit dhe që kalon pranë Sheshit të Kuq dhe katedrales së Bazilit – kjo, një monument shumë i njohur në Rusi. Kremlini përfshin katër pallate, katër katedrale, murin e po ashtu edhe kullat. E gjithë zona përkufizohet si rezidenca zyrtare presidenciale.

Tradita ruse

Një dush i nxehtë në “banya”, është një nga traditat më të njohura. Rusët frekuentojnë banja publike dhe private, edhe sot e kësaj dite, ku kalojnë disa orë çlodhjeje totale.

Rezervat natyrore

Në Rusi, gjeni plot 41 parqe natyrore, që ruhen në mënyrë rigoroze. ‘Lucini Ostrov’ në Moskë, është një pyll i madh dhe rezervati i parë natyror i shpallur në vend. Fauna është gjithashtu, shumë e pasur.

Vetëm në Rusi

Kukullat ruse (Babushkat), konsiderohen si simboli i Rusisë dhe pa dyshim, janë suveniret më të njohura që blejnë turistët. Babushkat e vërteta bëhen prej druri, pikturohen me dorë dhe konsiderohen si vepra arti të shtrenjta.

Pse, Rusia është ndryshe nga pjesa tjetër e botës?

 

Rusia ka një sipërfaqe thuajse të njëjtë me Plutonin, 17 milionë kilometra katrorë.

 

Tubacionet e gazit, mund të përshkojnë botën mbi 6 herë: 259.913 km tubacione, në 40.075 km që është perimetri i tokës.

 

Rusia zotëron më shumë se gjysmën e rezervave botërore të uraniumit të pasuruar (HEU), rreth 695 ton, kur 604 ka SHBA-ja, që vjen në vend të dytë.

 

Numri i popullsisë në vend ka rënë me rreth 6.6 milionë banorë, që nga viti 1993 dhe pritet të bjerë me 10.7%, në dhjetë vitet e ardhshme.

 

Rezervat e gazit natyror në Rusi, janë të barabarta me përmasat e 13.6 miliardë pishinave olimpike.

 

Rusia ka nëntë zona orare, më shumë se çdo vend tjetër i botës.

 

Rusia ka 87 miliardë fuçi me rezerva të provuara nafte, të mjaftueshme për 75 vjet.

 

Metroja e Moskës frekuentohet nga 9 milionë banorë të periferisë çdo ditë, më shumë sesa Londra dhe Nju Jorku, së bashku.

 

Në Rusi, shkalla e vrasjeve është dy herë më e lartë se në SHBA: 9.7  për 100 mijë banorë.

 

Rusët pijnë 2 herë më shumë alkool se amerikanët.

 

Nëse qëndron në breg të liqenit rus “Karachay”, mund të marrësh 60 R rrezatim në një orë, mjaftueshëm për të vrarë një njeri.

 

Rusi i 20-të më i pasur, ka një pasuri prej 227 miliardë dollarësh, kjo më e madhe se GDP-ja e Pakistanit.

 

Rusia i shiti Alaskën SHBA-së, për 7.2 milionë dollarë, në vitin 1867, rreth 1 dollar për 20 mijë metër katror.

 

Rusia ka 27 nobelistë – lista përfshin emra të njohur, si: Bunin, Pasternak, Kapitsa, Landau, Gorbaçov, Solgenicin dhe shumë të tjerë.

 

Në Rusi ka 10 milionë femra më shumë se meshkuj.

 

Rusët e vënë unazën e martesës në dorën e djathtë.

 

Rusia ka çuar qenin e parë në hapësirë, ai quhej Laika.

 

Në shekullin e 18-të, Rusia ishte perandoria më e madhe në botë, me shtrirje mbi zona si: Polonia, Evropa deri në Alaskë, në Amerikën e Veriut.