MENU
klinika

Ylli Pata

Pse Meta paditi Kuvendin në Prokurori?!

07.02.2022 - 22:19

Pas tërheqjes së Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendim, në përfundim të shqyrtimit të të gjitha provave, Ilir Meta paditi Kuvendin në Prokurori.

Argumenti i Metës dhe juristëve të tij, në fakt ishte një nga më të rëndësishmit në séancën e Gjykatës Kushtetuese.

Juristët e Metës u morën më shumë e “lagu se lagu” qoftë edhe e rëndë si “lagie”, por në fakt presidenca nuk ishte përgatitur fare për të mbrojtur institucionin nga akuza e “shkeljes së rëndë të Kushtetutës”.

Gjithsesi, juristët e Presidencës, paraqitën materialet e tyre në Gjykatë Kushtetuese për këtë argument, me logjikën e rrëzimit të procesit të mbledhjes së provave dhe argumentimit të Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës.

E argumentat e presidencës, janë pjesë e dosjes së paraqitur në gjykimin për të cilin institucioni që interpreton ligjin themeltar të shtetit do të marrë një vendim.

Presidenti i Republikës, por edhe Kuvendi, si institucione të larta, gjykimin për shkelje apo deformim të kompetencave e marrin vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Prokuroria, si organ është institucion i ndjekjes penale.

Nëse Meta ka dyshime, apo prova sipas tij për falsifikim, duhet ta adresojë padinë e tij në persona apo zyrtarë të veçantë. Për të plotësuar kuadrin ligjor të falsifikimit të dokumenteve, që është pjesë e Kodit Penal.

Përndryshe, nëse merret me Kuvendin, është Gjykata Kushtetuese që e shqyrton edhe këtë aspekt, nëse ka pasur parregullsi, apo shkelje të Kushtetutës, ligjit e rregullores. E jep një verdict ku plotëson me legjilsacion edhe këtë fakt.

Padia e Metës në Prokurori, i ngjan një akti të ngjashëm juridik që bëri dy vjet më parë ndaj gjyqtarit Ardian Dvoranit në SPAK.

Meta tha atëherë se ka prova tronditëse për “një grusht shteti”. Por SPAK nuk shqyrton grushtin e shtetit, por thjesht krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Prokuroria Speciale merret me pak nene të Kodit Penal e natyrisht vepron sipas Kodit të Procedurës Penale.

E pas një farë kohe, SPAK pushoi hetimet ndaj Dvoranit, por Meta e la luftën ndaj Dvoranit dhe ju ndërsye SPAK që e cilësoi si vegël të mazhorancës.

Edhe kësaj radhe, Meta nuk e ka aspak me Kuvendin e me Prokurorinë, thjesht po bën presion ndaj Kushtetueses. Thënë më shkoqur, vetëm ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, ngase vendimi për të shkarkuar metën mund të merret nëse 5 veta janë pro shkarkimit dhe 2 kundër. Nëse del katër me 3, vendimi nuk merret. Siç kanë bërë të ditur media e panelistë të ndryshëm në emisionet e darkës, thuhet se është arritur peshëshja për shkarkimin e Metës. Ky i fundit, thjesht kërkon ta bëjë katërshe…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN