MENU
klinika

Shembull kryesor i keqinformimit

Pse pushtimi rus në Ukrainë po quhet ‘lufta TikTok’?!

28.02.2022 - 15:18

Influencers-at ukrainas të Instagramit tani janë dëshmitarë të zonës së luftës dhe ekspertët e luftës urbane po postojnë këshilla për luftëtarët ukrainas por sulmi i fjalëve dhe imazheve po nxit një mjedis mediatik konfuz ku dezinformimi është i shfrenuar.

Shumë po e quajnë pushtimin rus të Ukrainës si luftë TikTok, përdoruesit e platformës po postonin në mënyrë aktive për përshkallëzimin ushtarak, edhe pse autoritetet ruse po e mohonin atë. Shumë po përdorin gjithashtu mediat sociale për t’u bërë “aktivistë kundër luftës”. Ekosistemi i lajmeve po bëhet gjithnjë e më kompleks, veçanërisht kur merren parasysh mediat shtetërore të Rusisë.

Ekspertët e mediave shprehen se mediat sociale po u tregojnë njerëzve se sa “shumë brutale” është kjo luftë, por ato platforma nuk ofrojnë një pamje të përgjithshme strategjike, siç janë pozicionet e forcave ruse ose numri real i viktimave. Gjithashtu shpejtësia e këtyre burimeve të mediave sociale mund t’i ketë shtyrë vendet perëndimore të “binin shpejt në linjë” ndaj sanksioneve më të rrepta kundrejt Rusisë.

Një shembull kryesor i keqinformimit që po përhapet në mediat sociale është një video e parashutistëve rusë e shpërndarë në TikTok dhe Twitter që rezulton të jetë filmuar në vitin 2015. Jane Lytvynenko, një reportere investigative dhe studiuese e specializuar në dezinformimin, tha se pak njerëz e kuptojnë luftën e informacionit sikurse dhe shumica e ukrainasve.

Lytvynenko paralajmëroi në lidhje me raportet për “forcat ruse, lëvizjet e tyre dhe dezinformimin” në mediat sociale, të cilat mediat ukrainase të lajmeve po i debutojnë në kohë reale. “Mjegulla e luftës” ka rënë mbi Ukrainën, duke e bërë më të vështirë të dihet se çfarë po ndodh në komunitetet edhe 20 milje jashtë Kievit. Ne mund të mos e dimë për ditë ose javë rrjedhën aktuale dhe reale të betejës. CNN

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”