MENU
klinika

BE: Do përballen me sanksionet më të rënda që kanë parë!

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ‘ngre në këmbë’ botën!

24.02.2022 - 10:26

Ajo që i trembej më së shumti Perëndimi, ndodhi pikërisht në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rusi sulmoi Ukrainën. Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë, ndërsa ka raportime për sulme me raketa dhe shpërthime në qytetet e mëdha.

Ky sulm ka sjellë reagimin e liderëve botërorë, të cilët deri një ditë më parë janë përpjekur për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë me diplomaci, por duke mos anashkaluar as sanksionet.

BE ka paralajmëruar se po përgatit një paketë sanksionesh ‘më të rëndat që Rusia ka parë ndonjëherë’. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se Vladimir Putin ka rikthyer luftën në Europë.

“Me këtë paketë, ne do të synojmë sektorët strategjikë të ekonomisë ruse duke bllokuar aksesin e tyre në teknologjitë dhe tregjet kryesore. Ne do të dobësojmë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar. Përveç kësaj, ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë hyrjen e bankave ruse në tregun financiar evropian. Ashtu si me paketën e parë të sanksioneve, ne jemi të lidhur ngushtë me partnerët dhe aleatët. Këto sanksione janë marrë për t’i dhënë një goditje Rusisë dhe në aftësive të tyre për të financuar luftën”.

Kryeministri Britanik, Boris Johnson tha se Vladimir Putin ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit duke theksuar edhe njëherë se vendi i tij është në krah të Ukrainës.

Sulmin e Rusisë e ka dënuar edhe kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, i cili tha se Rusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar. AI kritikoi veprimet e Rusisë dhe tha se do të bashkëpunojë me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar për t’iu përgjigjur me shpejtësi.

Deri më tani flitet se 7 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë shpallur të zhdukur në Ukrainë si pasojë e bombardimeve ruse, teksa qytetarët po largohen nga vendi i tyre për të gjetur një strehë të sigurt. Mediat e huaja kanë shpërndarë foto të qytetarëve në panik dhe duke u lutur që të mos ndodhë më e keqja.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të sulmuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake. Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky ditën e sotme, ku  Zelensky kërkoi “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se Vladimir Putin ka rikthyer luftën në Europë.

Ajo njofton se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohen, në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetin e saj për t’u modernizuar”. Sanksionet do të nisnin sot dhe të tjera do të njoftohen në ditët në vijim.

Kryeministri britanik Boris Johnson në një komunikim me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky i bëri me dije se Perëndimi nuk është pranë presidentit rus Vladimir Putin. Gjithashtu kryeministri Johnson do të kryesojë mbledhjen urgjente të Cobra. Pas sulmit me raketa të ndërmarrë nga Rusia në Ukrainë, Zelensky u shpreh se është i tmerruar nga ngjarjet që po ndodhin. Jonson gjithashtu deklaroi se Putin ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulm ndaj aeroporteve dhe bazat ushtarake

Nis lufta në Ukrainë, Rusia sulmon me raketa Kievin!