MENU
klinika

"Ushtarët tanë po kryejnë detyrën"

Pushtimi rus i Ukrainës/ Vladimir Putin del me mesazhin e radhës

27.02.2022 - 12:23

Vladimir Putin ka dhënë një fjalim televiziv në të cilin falënderoi ushtarët e forcave speciale për “përmbushjen heroike të detyrës së tyre ushtarake” në Ukrainë.

Sipas tij, ushtarët ishin ngarkuar të ofronin ndihmë për “republikat popullore të Donbasit” – duke iu referuar dy zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, të cilat Rusia i njohu si shtete të pavarura përpara pushtimit të saj, transmeton BBC.

“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre të pa matë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, tha ai.

Putin e përfundoi mesazhin e tij duke thënë: “ Ju uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.

Fjalimi u dha për të shënuar ditën e forcave speciale të Rusisë, e cila mbahet më 27 shkurt që nga viti 2015.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN