MENU
klinika

E dini ''përrallën'' e Presidentit?

Putinit i paska humbur një gur diamanti!..

20.02.2022 - 20:18

         Ndërsa po e çon drejt luftës Evropën, ish-koloneli i KGB-së në Kremlin akuzohet nga zyrtarët amerikanë, se sajon pretekste për të pushtuar Ukrahinën. Analistët thonë se, Ukrahina është çështje personale e Vladimir Putinit. Në fillim të presidencës, ai pati shtuar në fjalimin para kombit: “Ndarja e Bashkimit Sovjetik, ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”.

Për një ish-republikë sovjetike, Putini ndjente keqardhje të veçantë që e kishte humbur. “Për të, Ukrahina ishte diamanti që i mungon kurorës”,  – thotë për CNN, Susan Glasser, bashkautore e librit “Ngritja e Kremlinit”. “Ukrahina është ruse; për të shkroi një ese të plotë, duke e justifikuar me idenë se, Ukrahina, nuk duhet të ishte shtet më vete, e ndarë nga shteti mëmë, Rusia”.

Në esenë e vitit 2015, Putini shkroi se rusët dhe ukrahinasit janë një popull. Sipas tij, Ukrahina moderne ishte formësuar, në një pjesë të madhe, në tokën e Rusisë historike.

TOPSHOT – Russian President Vladimir Putin looks on during a press conference after meeting with French President in Moscow, on February 7, 2022. – International efforts to defuse the standoff over Ukraine intensified with French President holding talks in Moscow and German Chancellor in Washington to coordinate policies as fears of a Russian invasion mount. (Photo by Thibault Camus / POOL / AFP) (Photo by THIBAULT CAMUS/POOL/AFP via Getty Images)

Sipas ekspertëve, Putini gjithmonë ka menduar se shtetet përreth Rusisë, duhet të jenë proruse. Prandaj e sheh si kërcënim për këtë ideal, qeverinë ukrahinase dhe miqësore me Perëndimin. Por, gjithashtu i lindur dhe rritur në Shën Pjetërburg, kryeqytetin e carëve, ai mendon edhe për trashëgiminë e tij, kur bëhet fjalë për Ukrahinën.

“Ai dëshiron që trashëgimia e tij, të jetë si ajo e carëve të mëdhenj të së shkuarës, apo krerëve të Bashkimit Sovjetik, që edhe ai ta lërë Rusinë si një superfuqi që duhet pasur frikë, duhet respektuar dhe trajtuar me seriozitet”, – thotë për CNN, John Sipher, ish-shefi i Programit për Rusinë për CIA.

Analistët thonë se, Putini ka reaguar, pasi gjithmonë ka menduar se administratat e mëparshme amerikane e kanë vlerësuar Rusinë si një fuqi më të vogël, ndaj “shfaqja e muskujve” në Ukrahinë është mënyra për të ruajtur pozitën e vendit të tij, në arenën ndërkombëtare.

“Ai dëshiron që për të zgjidhur çështjet globale, vendi të jetë Rusia”, – thotë Sipher. “Mendon se është më mirë të jesh kërcënim për të tjerët, sesa të të mos respektojnë, apo të të injorojnë”.

Por, ekspertët mbi çështjet e Kremlinit, theksojnë se këtë herë, Putini mund ta ketë tepruar me qëndrimin.

“Mund t’i ketë bërë llogaritë, tmerrësisht gabim”, – thotë Glasser, gjithashtu analiste e çështjeve globale për CNN. “Lufta sjell pasoja të paparashikueshme. Pasojat ekonomike të një pushtimi të mundshëm, do të ishin tepër të mëdha”.

Sado i fuqishëm mund të jetë Vladimir Putin, analistët mendojnë se lufta e hapur në Ukrahinë, mund të cënojë trashëgiminë e tij, madje edhe pushtetin. Shembulli më i mirë për këtë, sipas ekspertëve, është fakti që humbjet e mëdha njerëzore në Afganistan, patën ndikim në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

 

Nga: Brian Todd, CNN – Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”