13.02.2022 - 10:39
Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me lajmin e mirë se 28 familje në fshatin Kodër Zgjupë në Gramsh do të kenë banesat e tyre të reja, pasi i humbën ato disa kohë më parë si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Trualli në fshat do të vijojë t’ju mbetet banorëve për të kultivuar produkte bujqësore, por jo për ndërtim, për shkak të rrezikut që zona paraqet.
“Mirëmëngjesi dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë.”, shkruan Rama krahas fotove të publikuara.