MENU
klinika

Moti i keq

Rrugë në Qarkun e Korçës të kalueshme me goma dimërore

09.02.2022 - 11:18

Në Qarkun e Korçës gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, edhe pse temperaturat kanë qenë -5 gradë celsius.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në zona të veçanta ka ende prezencë të erës. Në orët e mëngjesit u krye kontrolli i akseve dhe është hedhur kripë në zonat me ije. Në segmentet me prezencë ere po punohet për pastrimin e dëborës nga anët e rrugës, në pjesët që era sjell dëborë.

Ne akset nacionale dhe turistike: Korçe-Erseke –Leskovik; Korçe –Voskopoje; Korçë – Dardhe, qarkullimi i mjeteve pa probleme dimërore. E vijuar të mbetet zona në majën e Mashkullores, ku bora ka shkuar deri në mbi 2 metra, ndërsa është bllokuar rruga e fshatit Panarit, pasi bora është shoqëruar edhe me erë të fortë në këtë zonë. Në bashkitë e tjera të qarkut, situata është nën kontroll, ndërsa është bllokuar edhe rruga e fshatit Panarit, pasi bora është shoqëruar me erë të fortë në këtë zonë. Në bashkitë e tjera të qarkut situata është nën kontroll, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve në disa fshatra të

Njësisë Dardhë dhe Pogradec, ku terreni i vështirë për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Gjithashtu edhe disa fshatra në Njësinë Mogolicë e Gorë të Bashkisë Maliq, duhet të përshkrohen me zinxhirë, pavarësisht hapjes dhe kriposjes së rrugëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN