MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shije e hidhur në gojë, ç’duhet të bëj?

03.02.2022 - 12:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shije e hidhur në gojë, ç’duhet të bëj?

Mjeku: Së pari do t’ju rekomandoja të bënit një vizitë te mjeku gastro-hepatolog, sepse shqetësimi që ngrini mund të jetë simptomë e një ndonjë problemi të aparatit gastro-intestinal. Por do t’ju rekomandoja që të bënit dhe një vizitë te dentisti juaj, sepse shija e hidhur mund të jetë e lidhur dhe me një pathologji të mundshme të gojës. Gjithësesi ju rekomandoj të bëni sa më parë këto kontrolle, në mënyrë që të merrni trajtimin e duhur sa më parë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.