MENU
klinika

"Mbi 45-vjeçarin rëndonin 6 akuza"

Shkaktoi horror në Kavajë, i jep fund jetës në qeli

23.02.2022 - 14:22

Rreth gjashtë orë pas arrestimit, për një ngjarje të rëndë në Kavajë, i burgosuri Astrit Pukmeta i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarur me çarçaf në qelitë e burgut.

Pukmeta është gjetur i vetëvarur në qelinë e burgut dhe pavarësisht se i është dhënë ndihma e menjëhershme nga ana e gardianëve, 45-vjeçari nuk është nxjerrë dot i gjallë për ta transportuar në spital.

NGJARJA

Astrit Pukmeta u përfshi në një ngjarje të pazakontë pasditen e 16 shkurtit në fshatin Lekaj të Kavajës. Rreth orës 17 e 30 minuta të asaj dite, në zonën e Kavajës ku Astrit Pukameka, në një kohë të shkurtër ka kryer dy plagosje në vende të ndryshme, si dhe ka grabitur një karburant.

Në rrugë kryesore ai ka hasur kushëririn e ish-gruas së tij, Bardhyl Petjan, dhe për arsye ende të paqarta ai e ka qëlluar me thikë, duke e lënë të plagosur. Pasi është zhvendosur pak metra më larg nga plagosja e parë, ai ka ndaluar një taksi, duke marrë peng drejtuesin e mjetit.

Ky i fundit nuk ka pranuar t’i bindet, por 45- vjeçari e ka dërguar deri në pikën e karburantit, ku e ka qëlluar me thikë. Pengun e vet e kishte lënë në taksi, kurse vetë futet te pika e karburantit.

Me thikë në dorë, punëtorëve të pikës së karburantit u ka kërkuar paratë dhe i ka kërcënuar se do t’i digjte të gjallë pasi do t’i vinte zjarrin pikës ku tregohet naftës dhe benzinë. Nën kërcënimin se do t’i digjte ai mori 120.000 lekë të rinj dhe në momentin e daljes është përballur me oficerët e Policisë, të cilët e kanë vënë në pranga.

Në të njëjtën kohë, forcat e rendit u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan për në spital për kurim më të specializuar.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin”, sqaronte Policia.

Forcat e Rendit shkuan menjëherë në vendngjarje, duke shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën.

Pukmeta akuzohej për disa vepra penale, si “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.