MENU
klinika

Nga Enver Robelli

Skifterët e Vetëvendosjes, populisti Edi Rama dhe ikja e opozitës

17.02.2022 - 14:35

Ikja e opozitës nga salla e Kuvendit derisa fliste kryeministri është veprim i shëmtuar, siç ka qenë e shëmtuar sjellja e deputetëve të Vetëvendosjes kur nuk hynin në parlament derisa të përfundojë himni i Kosovës.

Pastaj u futën me flamuj të vegjël kombëtarë për ta dëgjuar kryeministrin e Tiranës, Edi Ramën, i cili i pat bërë të fluturojnë skifterët e VV-së me premtimin fluturues se Kosova e Shqipëria do të kenë një president. Ishte një premtim për lojëra populliste, që u harrua me gjasë në çastin që u tha.

Sa i përket opozitës së sotme të Kosovës: nuk duhet pritur shumë prej saj, kur një pjesë e konsiderueshme e kësaj opozite, kur ka qenë në pushtet, ka qenë e gatshme të negociojë madje edhe për kufijtë e Kosovës.

Dhe së paku një parti i ka vrapuar pas, herë hapur, herë fshehtas. Kush e ka nxjerrë Kosovën në pazar, s’ka fort dashni për pavarësinë. Kështu që krejt kjo çka ndodhi sot në Kuvend është një “ditë e zakonshme politike”, siç ka qenë edhe në kohën kur VV nganjëherë sillej vetëm si ent i përmbarimit karshi shtetit të Kosovës. Ardhja në pushtet do t’i bëjë mirë VV-së për ta kuptuar se shtetësia e Kosovës nuk është përkohshmëri, por përjetësi.

VV një kohë e shihte pavarësinë si diçka të përkohshme për shkak të ambicieve të serta patriotike dhe panshqiptare. Pjesa tjetër më e madhe e klasës politike, ndërkaq, deklarativisht ka thënë se është për përjetësinë e pavarësisë së Kosovës, por me keqqeverisje, vjedhje, korrupsion e krime në të vërtetë gati ia shkurtoi jetën shtetit të Kosovës. – Urime dita e pavarësisë me shpresën se në të ardhmen Kosova do të ketë vetëm politikanë e politikane të përgjegjshëm dhe të ndershëm! Një hap i vogël është bërë para një viti, hapa të tjerë duhet të pasojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


1913/ “Krimin do ta kryente një spiun shqiptar”

Ngriti flamurin e Shqipërisë/ Planet serbe për të vrarë priftin


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!