MENU
klinika

"Ishte sherr në kafene..."

Sqarohet vrasja e grekut nga ushtarët ukrainas

15.02.2022 - 13:25

Federata e Shoqatave Greke të Ukrainës ka reaguar në lidhje me vrasjen e një shtetasi grek në Ukrainë.

Nga kjo federatë është kërkuar që mos t’i jepet dimension politik incidentit ku një emigrant grek mbeti i vrarë nga ushtarët ukrainas dhe dy të tjerë u plagosën.

“Ishte thjesht një sherr. Të gjithë e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe kërcënimin e një konflikti të ri ushtarak, por njerëzit e këtyre zonave janë në këtë situatë që nga viti 2014. Më 13 shkurt në fshatin Granitne ka ndodhur një tragjedi, si pasojë e së cilës kanë mbetur të vdekur dy persona: një civil dhe një ushtar i ushtrisë ukrainase. Konflikti për një arsye të parëndësishme ka përfunduar me dy personat që kanë humbur jetën dhe dy të tjerët janë shtruar në spital . Njëra nga viktimat ishte një shtetas ukrainas me origjinë greke dhe tjetri nuk kishte rrënjë greke. Dy të plagosurit janë grekë vendas. Këshilli i Federatës së Shoqatave Greke të Ukrainës shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave. I drejtohemi përfaqësuesve të mediave greke me një kërkesë që kësaj tragjedie të mos i jepet asnjë karakter politik. Përplasja e ndodhur natën në një kafene lokale nuk ka të bëjë absolutisht me përkeqësimin e situatës në vijën e kontaktit të palëve dhe as me disa persekutime ushtarake të popullatës vendase, gjëra të sajuara nga disa blogerë grekë. Të gjithë autorët janë arrestuar dhe po hetohet”, thuhet në njoftim.

Mes të tjerash thuhet se: “I bëjmë thirrje gazetarëve të mos përhapin informacione të rreme, por ta kontrollojnë dhe kryqëzojnë me kujdes. Aktualisht situata në vendbanimet me popullsi solide greke të vendosur në zonën e luftës është e qetë. Nuk ka panik. Të gjithë e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe kërcënimin e një konflikti të ri ushtarak, por në këtë situatë banorët e këtyre zonave janë që nga viti 2014. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e delegacioneve greke, monitorojmë situatën dhe kujtojmë fjalët të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë z. Nikos Dendias gjatë vizitës së tij në Mariupol”.