MENU
klinika

Portieri polak Wojciech Szczęsny

“Të shohim nëse FIFA ka këllqe t’u japë fitoren rusëve”

27.02.2022 - 00:50

Lufta në Ukrainë mbetet temë e ditës. Edhe sporti është solidarizuar në përkrahje të ukrainasve. Portieri i Juventusit, Wojciech Szczęsny, në fund të ndeshjes në Empoli, iu rikthye çështjes së luftës dhe zgjedhjes së kombëtares së tij polake për të mos futur në fushë kundër Rusisë në playoff-et e radhës që vlen një vend në Kupën e Botës në Katar 2022.

Vendimi i dhimbshëm, por i saktë, u shndërrua nga një ide e thjeshtë në një pozicion zyrtar më pas edhe i pranuar nga federata suedeze e futbollit, e futur në të njëjtin grup me kombëtaren ruse. Një pozicion pa kompromis që sfidon vetë FIFA-n e ashpër, e cila, rregullore në dorë, duhet të sjellë kualifikimin në tavolinë në favor të rusëve.

“Tani do të shohim nëse FIFA do të ketë atributet për të lejuar Rusinë të fitojë ndeshjen e Kupës së Botës në tavolinë. Është zgjedhja e duhur. Ne nuk do të luajmë dhe nëse duhet të humbasim në tavolinë do ta bëjmë me kokën lart duke ditur që kemi bërë gjënë e duhur. Shpresojmë që ndeshja të mos luhet dhe Rusia të mos luajë Botërorin.

Ne kemi bërë tashmë tonën, do të jetë një zgjedhje që nuk do të na përfshijë ne. Nuk kam asgjë me rusët dhe e di që shumica e atyre që janë të ndjeshem janë kundër luftës. Qeveria ruse e ka bërë këtë zgjedhje dhe nuk është mirë. Familja ime është mirë, por në Ukrainë ka njerëz që fshihen duke kërkuar për të shpëtuar.

Kur duhet të thuash disa gjëra, për këtë janë rrjetet sociale. Jo për të komentuar apo dërguar mesazhe pas një ndeshjeje të fituar” – u shpreh portiere polak, që pak orë para ndeshjes në Empoli, kishte shprehur gjithë keqardhjen për konfliktin duke mbështetur zgjedhjen për të mos luajtur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njoftimi zyrtar, fton edhe të tjerët

Bllokadë totale, Polonia nuk do të luajë me Rusinë