MENU
klinika

Pak ditë pasi kishte dalë nga burgu

Të shtënat me armë në Vlorë, 37-vjeçari përfundoi në qeli

15.02.2022 - 14:14

Policia e Vlorës ka ngritur dy akuza ndaj Ervis Dollanit, i cili është personi që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e 14 shkurtit në Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë i komunikuan arrestimin 37 vjeçarit, banues në lagjen “Kushtrimi” dhe akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Pasditen e djeshme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në lagjen ”Bashkimi”, tha policia.

Panorama mesoi se i riu ka qene ne gjendje te dehur kur ka qelluar me arme ne ajer.

Gjithashtu u arrestuan edhe dy persona, shtetasit S. K., 35 vjeç dhe K. A., 31 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk kanë njoftuar organet kompetente, për këtë ngjarje, bënë me dije uniformat blu.

Korespondenti i Panorama bëri me dije se Dollani kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu, ndërkohë që kishte vuajtur dënimin pasi ka qenë i akuzuar për vjedhje makinash, të cilat më pas i shiste për skrap.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN