MENU
klinika

''Përgjithmonë!''

Tregon sekretin, çifti më i lumtur në botë…

02.02.2022 - 15:29

          “Ne të dy, luanim volejboll. Kaluam një verë të mrekullueshme, së bashku. Kemi përjetuar plot aventura në Vermont, kemi bërë udhëtime dhe rafting. Më në fund edhe u martuam”

Mike dhe Ann Howard, u martuan dhjetë vjet më parë dhe vendosën, si shumë të sapomartuar, të bënin muajin e mjaltit. Por, ky rrugëtim ”mjalti” vazhdon ende!

Si ndodhi?

Në fillim, çifti mendonte vetëm të shtonin disa javë pushime. “Morëm hartën dhe shënuam destinacione të ndryshme, – tregon Majku për ”American People”, në një intervistë me rastin e dhjetëvjetorit të martesës së tyre, si edhe vazhdimit të muajit të mjaltit, që edne nuk ka papërfunduar.

Si vazhdon ky “muaj mjalti” dhjetëvjeçar?

Pas shumë mendimeve dhe planifikimeve financiare, muaji i mjaltit filloi më 22 janar 2012. Plani i parë, ishte që të zgjaste një vit. Por, të tjera plane kishte jeta. Deri më sot, ata kanë udhëtuar në 63 vende në të gjitha kontinentet, për rreth 3 700 ditë. Udhëtimet, ata i regjistrojnë në blogun e tyre, ”HoneyTrek”.

Majku dhe Ana kanë shkuar në të 50-të shtetet e SHBA-së, kanë udhëtuar nëpër botë 11.5 herë me avion falas, duke përfituar bonus nga miljet ajrore, kanë bërë glamping dhe kanë kaluar natën, në mbi 200 hotele luksoze.

Në një intervistë për ”People”, ata rrëfyen për atë që mësuan gjatë udhëtimit, për kursimin e parave dhe planet për të ardhmen. “Ne ishim bashkëlojtarë volejbolli dhe më pas, kaluam bashkë një verë të mrekullueshme. Kemi jetuar aventura të ndryshme në Vermont, kemi bërë udhëtime në rrugë dhe rafting. Më në fund, u martuam” – tregon, Ana.

Në dasmë, ata u kërkuan miqve dhe të afërmve që në vend të dhuratave tradicionale, të kontribuojnë në aventurat e tyre të udhëtimeve.

“Ishte fantastike sepse e patëm menjëherë, mbështetjen e tyre. Falë bujarisë së treguar nga ana e tyre, na dërgonin në të gjithë botën dhe ne i falënderuam me kartolina nga udhëtimet tona. Ne donim të përmbushnim ëndrrat e njerëzve që duam dhe mendoj se, disi i ndamë ato përvoja edhe nëse ata nuk ishin me ne,” – vazhdon ajo.

Një pjesë e rëndësishme është sigurisht, planifikimi financiar.

“Nuk janë më pushime, por mënyrë e re jetese,” – rrëfen Ana. Edhe pse çifti siguron disa të ardhura nga blogu, librat dhe programi ”Trip Coach” që kanë nisur, ata zgjedhin të udhëtojnë me një buxhet të vogël, 50 dollarë në ditë (d.m.th, rreth 45 euro). Përvojat janë ato që kanë rëndësi, jo ana materiale.

“Ka kaq shumë gjëra të mrekullueshme që gjithsesi, janë falas. Duke ecur në një treg lokal, duke folur me dikë në park ose thjesht, duke mësuar dhe vëzhguar. “Argëtimi, nuk duhet të kushtojë”, – përmbledh Ana.

Dyshja bashkëshortore ka plane të mëdha, për përvjetorin e martesës: Duam ta festojmë, për plot 10 muaj!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit