MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga diabeti, më kullon gjak gishti i këmbës. Ç’të bëj?

10.02.2022 - 10:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Vuaj nga diabeti, më kullon gjak gishti i këmbës. Ç’të bëj?

Mjeku: Dëmtimet në këmbë ndodhin shpesh. Zakonisht vijnë nga trauma, nga këpucët e këqija apo mykozat midis gishtave, shpesh pasojë e humbjes së ndjeshmërisë. Pacienti duhet të flasë patjetër me mjekun për të riparë mjekimin e diabetit, si dhe për të bërë mjekim lokal, kjo pasi plaga mund të infektohet dhe të shkojë deri në gangrenë. Mund të them se ky i sëmurë duhet ta trajtojë me shumë seriozitet këtë problem.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.